Nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që në mënyrë sekondare do të formohet dhe do të ketë ndikim në motin në RMV, që nga nata e sontme do të mbretërojë mot me vranësira dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu.
Sipas MeteoAlarm, në pjesën më të madhe të vendit priten reshje të shiut mbi 30 l në metgar katror kurse lokalisht madje edhe 60 l në m2.
Njëkohësisht, sic njofton MeteoAlarm, nga lindja, respektivisht nga Rusia në vendin tonë do të depërtojë një valë e të ftohtit me erë të fuqishme dhe rënie drastike të temperaturave, jo të zakonshme për fillimin e tetorit.
Për këtë shkak në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në ato të dëborës me cka pritet të formohen edhe shtresat e para të borës. Sipas paralajmërimeve, në viset malore, shtresa e dëborës pritet të arrijë në 60 cm.
Për shkak të uljes së temperaturave, në natën midis të enjtes dhe të premtes, më 3 tetor, kufiri I dëborës do të ulet edhe nën 1.000 metra lartësi mbidetare. Më 3 tetor temperaturat do të jenë nga 0 deri në 9 gradë kurse në viset më të larta pritet paraqitja e ngricave.
Edhe Drejtoria për Punë Hidrometereologjike në ueb-faqen e saj ka dhënë alarmin për ndryshimin drastik të motit, duke e ngjyrosur me portokalli hartën e RMV-së.
Sidoqoftë pritet dimri I vërtetë në ditët e para të tetorit, ku temperaturat do të jenë me 10 deri 15 gradë nën mesataren.
Bëni gatit teshat e dimrit, kontrolloni gomat e automjeteve dhe padyshim keni kujdes nëse udhëtoni nëpër viset më të larta për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës, por edhe për shkak të ngricave.





