Trendy

47-vjeçari nga Gostivari rreh nënën dhe sulmon policët, ishte i dehur

Para 1 orë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar.

Më 19 gusht rreth orës 00:30, policia arrestoi S.N. (47) pasi nëna e tij 67-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpi.

Kur policët mbërritën në vendngjarje, 47-vjeçari i sulmoi edhe ata.

Gjatë kontrollit u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.20 promilë në gjak.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Trending