Një histori e fortë sakrifice dhe guximi vjen nga SHBA, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e vëllait të tij më të vogël. Ashkan Thibodeaux, i njohur si Ash, ishte duke luajtur pranë një përroi në Minnesota, kur vëllai i tij Wyatt ra papritur në ujërat e akullta.
Pa u menduar dy herë, vogëlushi u hodh menjëherë për ta shpëtuar, duke arritur ta nxjerrë në siguri. Por në përpjekje për të dalë vetë, ai mbeti i bllokuar në ujë dhe nuk arriti të shpëtonte.

Ekipet e urgjencës ndërhynë me shpejtësi dhe e nxorën fëmijën pa ndjenja, ndërsa për më shumë se gjashtë orë iu krye reanimim për t’i shpëtuar jetën.
Ai u transportua me urgjencë në spital, ku u vendos në mbështetje jetike për më shumë se 24 orë, ndërsa mjekët luftuan për ta stabilizuar. Sipas familjes, gjendja e tij ka filluar të përmirësohet gradualisht, megjithëse rruga drejt rikuperimit mbetet e gjatë dhe e vështirë. Ai ka kaluar edhe ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi nga ekspozimi në ujërat e ftohta.










