Trendy

Bllokohet rruga Gostivar–Kërçovë në Strazhë për rreth 20 minuta pas një aksidenti

Para 4 javë

Qarkullimi në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë, në zonën e Strazhës, është bllokuar për rreth 20 minuta për shkak të një aksidenti trafiku.

Sipas informacioneve paraprake, kushtet e pafavorshme atmosferike, veçanërisht mjegulla e dendur, dyshohet të kenë qenë shkaku i aksidentit.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa pritet normalizimi i qarkullimit.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar, respektim i sinjalistikës rrugore .

Trending