Më 18.01.2026, në ora 22:15, një rast tjetër vdekjeje është regjistruar në fshatin Skudrinjë të Gostivarit. Në Stacionin Policor Rostushë është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete Sh.Sh. (55), banor i këtij fshati.
Mjeku nga Shtëpia e Shëndetit Rostushë ka konstatuar vdekjen, duke theksuar se nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Megjithatë, për të përjashtuar çdo dyshim, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Policia ka nisur procedurat standarde për dokumentimin e plotë të rastit.










