Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me dhunë fizike në fshatin Volkovi të Tetovës. Më 18.01.2026, në Stacionin Policor Zherovjan, personi T.C. (68) ka denoncuar se një natë më parë, rreth orës 23:30, është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij nga fqinji A.K. (59).
Pas denoncimit, policia ka ndërmarrë veprime operative dhe e ka ftuar të dyshuarin në stacion policor, ku është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.K. do të dorëzohet padi përkatëse penale, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.










