Trendy

61-vjeçari nga rrethina e Gostivarit rrah nusen e djalit – përfundon në pranga

Para 2 muaj

Një rast serioz i dhunës në familje ka tronditur rrethinën e Gostivarit. Më 19.01.2026, saktësisht në ora 00:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M. (61), banor i rrethinës së Gostivarit, pas një denoncimi se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij, një grua 35-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, pas marrjes së denoncimit, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar elemente të veprës penale. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet padi përkatëse penale. Nga SPB bëhet e ditur se dhuna në familje mbetet një nga prioritetet kryesore të trajtimit policor.

Trending