Trendy

65-vjeçarja nga Zvicra përfundon në pranga në Kumanovë, pengoi dhe sulmoi policët

Para 1 orë

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrethinën e Kumanovës, ku një shtetase e Zvicrës ka përfunduar në pranga të policisë, raporton tvfesta.mk

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 në fshatin Priovcë, kur zyrtarët policorë të SPB Kumanovë po kryenin detyrën zyrtare M.K (65) me vendbanim në Zvicër ka penguar dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policor.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ajo ka penguar fizikisht pjesëtarët e rendit si dhe ka shfaqur sjellje mjaft agresive ndaj tyre gjatë kohës sa po ndërmerrnin veprime zyrtare në teren.

Nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të gjithë rastit, ndaj 65-vjeçares do të ngrihet kallëzim përkatës ligjor.

Trending