Forcat izraelite shkatërruan të premten një ndërtesë të madhe apartamentesh në Qytetin e Gazës. Izraeli tashmë po përgatitet të nisë një ofensivë të madhe, ndërsa janë shënuar 700 ditë nga lufta me Hamasin.
Në Tel Aviv, të afërmit e pengjeve që u rrëmbyen në bastisjen e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, që ishte edhe pikënisja e lutës, lëshuan 700 tullumbace në qiell, si pjesë e një mobilizimi mbarëkombëtar me një kërkesë qendrore për lirimin e familjarëve të tyre.
Në të njëjtën kohë, Hamasi publikoi një video ku tregoheshin dy nga të burgosurit e tij.
Ndërkohë një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi gjithashtu se administrata e tij është në “negociata” me Hamasin.
Në Rripin e Gazës, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe mbetet nën rrethim qytetarët po përballet me zi buke në 20% të territorit të tij sipas OKB-së.










