Gostivar, 7 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një 72-vjeçar me inicialet A.D. nga fshati Çegran është arrestuar nga policia, pas denoncimit të një babai 34-vjeçar. Ai ka deklaruar se personi i moshuar ka prekur në mënyrë të papërshtatshme vajzën e tij 12-vjeçare në bodrumin e një ndërtese në qytet.
Sipas të dhënave zyrtare, i dyshuari i kishte premtuar vajzës para në këmbim të heshtjes. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet procedurë penale, ndërsa është përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale dhe Prokurori Publik.










