Sot, në shkollën fillore komunale “Ismail Qemali” në fshatin Nerasht të Tetovës është shënuar 7 Marsi, dita kur u hap shkolla e parë laike në gjuhën shqipe. Kjo ditë është një rast për të kujtuar dhe vlerësuar përkushtimin e mësuesve në mësimdhënie dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm
Përpara arsimtarëve, prindërve dhe të pranishmëve, nxënësit e ShFK “Ismail Qemali” shfaqën talentin e tyre me program të pasur artistik të përgatitur nga vet ato me ndihmën e arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës, me çka të pranishmit u ndanë të habitur për mirë me aftësitë e treguara nga nxënësit.
Kujtojmë se më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar, pasi deri atëherë mësimi i gjuhës shqipe bëhej privat. Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet dhe kontributi i mësuesve të njohur si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami dhe të tjerë ishte i jashtëzakonshëm për përhapjen e dijes në popull.