Më 15 janar 2026, rreth orës 21:30, në SPB Tetovë është paraqitur një 75-vjeçar nga Tetova, i cili ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga nipi i tij, A.K., gjithashtu nga Tetova. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Stacionit të Autobusëve në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes tyre.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj autorit të dyshuar, në përputhje me ligjin.










