Trendy

76-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpinë e saj në Jegunoc – trupi dërgohet për obduksion

Para 2 muaj

Një ngjarje e rëndë është raportuar më 18.01.2026 në fshatin Jegunoc të Tetovës. Rreth orës 16:00, në Stacionin Policor Jegunoc është paraqitur një denoncim se në një shtëpi familjare është gjetur e vdekur S.S. (76), banore e këtij fshati.

Në vendngjarje ka dalë menjëherë ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Tetova, i cili ka konstatuar vdekjen e gruas së moshuar. Sipas kontrolleve fillestare, në trupin e të ndjerës nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Këqyrjen e vendit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në prani të prokurorit publik, me urdhër të të cilit trupi është dërguar për obduksion, me qëllim sqarimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Trending