Maqedoni

8 vjet nga përmbytjet në Hasabeg, banorët vazhdojnë të përballen me kanal të papastruar dhe rrugë të paasfaltuara

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 6, 2024, 02:08

Banorët e Hasanbegut vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve tragjike pavarësisht që përjetuan 8 vjet më parë. Filmimet nga ekipi i TV Alsat të realizuara në shumë rrugë të kësaj lagjeje dëshmojnë se banorët çdo ditë përballen me infrastrukturë të dëmtuar, mungesën e mirëmbajtjes së kanalit të hapur, mungesë uji etj, ndërkohë që shumë shtylla elektrike janë thuajse para rrëzimit.

“Komuna e Gazi Babës aspak nuk interesohet për Hasanbegun. Në fshatrat maqedonase tashmë kanë ujë e kanalizim e këtu as kanalin. Gjëja më e keqe është kanali, kemi shumë rrugë të paasfaltura, nuk janë asfaltuar kurrë veç se jemi shqiptarë. Komuna e Gazi Babës nuk interesohet për fshatin vetëm thot po a kurgjë nuk është realizuar. 8 vjet prej vërshimeve asgjë nuk është bë”, tha RexhepAli Kadriu, kryetar i BL Hasanbeg.

“Krejt shtëpia u prish poshtë e na dhan 700 euro, nuk e di çka mundesh me mar me 700 euro nëse e kuptoni. Nuk është bë vlerësimi si duhet? As 10 % nuk është, sikur të ishte bë fillimisht këtë shtyllë elektrike nuk do ta linin aty. Unë nuk mund të punoj në shtëpi e as në garazhe prej rrymës, prej atëherë po vijmë sot e po vijmë nesër. Tash ka ra edhe më shumë prej erës së fundit”, u shpreh një qytetar.

Shqetësimi më i madh i banorëve janë rrugët e paasfaltuara. Disa prej tyre madje ankohen se familje të caktuara vazhdojnë të bëjnë jetesë të mjerueshme për shkak se ndihmat e shtetit dhe ato humanitare nuk përfunduan te familjet e duhura.

“Prej vërshimeve kjo rrugë ka mbet mjerim, sikur me qenë në shekullin 15. Kjo është turp për nji fshat afër qytetit qe tetë vjet mos me mujt 100 metër asfalt me i shtru, vetëm te ne kjo bëhet. Nga 10 ose 20 herë në ditë e kalojmë këtë rrugë, kjo është mjerim për ne”, tha një banor.

“Ndihmat që ishin më shumë I mori tjetër kush e këtu nuk erdhën”, shtoi një banor tjetër.

“Faleminderit prej Zotit I kemi rikthy ama me kontributin tonë”, tha një banor.

Përveç Hasanbegut, përmbytjet e 6 gushtit të vitit 2016 prekën edhe lagjen Stajkovcë dhe Rashtak si dhe fshatin Straçincë dhe një pjesë të fshatit Haraçinë. Si pasojë e përmbytjeve humbën jetën 23 persona./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”