Trendy

9-shin në targa e bëri 8 me fllomaster, arrestohet nga policia

Para 28 minuta

Një shofer është arrestuar nga policia në Shkup pasi dyshohet se ka manipuluar targën e automjetit duke e shndërruar numrin 9 në 8 me flomaster, me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve të përforcuara që SPB Shkup realizoi në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit, në periudhën nga ora 19:00 deri në 03:00 mes 13 dhe 14 shkurtit.

Njoftimi i plotë nga MPB

“Më 13/14.02.2026, në periudhën kohore prej orës 19:00 deri në 03:00, në zonat e Qendrës dhe Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndërmorën masa adekuate sipas një plani të përgatitur paraprakisht për veprime të përforcuara për mirëmbajtjen e gjendjes së duhur të sigurisë në zonën qendrore të qytetit. Në këtë rast, janë bërë verifikime të identitetit të 24 personave, kontrolle të 17 personave dhe kontrolle të katër automjeteve. Gjatë kontrollit u evidentuan shtatë kundërvajtje në trafik, u konfiskuan dy automjete sipas nenit 378 dhe 380 të Kodit Penal.

Trending