Maqedoni

Sektori civil alarmon: Në afërsitë Goricës po ndërtohet hotel në pronësi të familjes së Mijallkovit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 16, 2024, 01:04

Sektori civil alarmon se një pyll më shumë se shtatë dekada i vjetër është shkatërruar në afërsi të vilës presidenciale në Goricë. Është një nga vendet më tërheqëse në Ohër, pikërisht në bregun e liqenit. Atje sapo ka filluar të ndërtohet një hotel. Vendi është shitur dhjetë vjet më parë. Atje ka pothuajse 16 mijë metra katrorë dhe është në pronësi të kompanisë Divelop GROUP Skopje, të familjes Mijallkov, e cila gjithashtu zotëron Hotel Marriott.

“Divelop GROUP zotërohet zyrtarisht në letër nga Aleksandar Ivanovski – i njohur si Alek TERANOVA, dhe BEST VEJ INVESTMENT SHPKNJP, SHKUP në pronësi të Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijalkov. Lindin pyetjet: Kush dhe pse e shiti këtë thesar shtetëror që në të kaluarën ishte pyllëzuar me mund të madh? Kush e ka lëshuar lejen? Bazuar në çfarë plani? A ka qenë transparente dhe korrekte procedura e lëshimit të lejes?”, pyesin nga Nisma Qytetare O2.

Reagojnë edhe qytetarët.

“Kjo është çmenduri, ta themi troç. Ku gjetën atje të ndërtojnë hotel, a nuk ka vend tjetër. Nëse mendojnë pak për këtë, nuk duhet ta bëjnë, por shteti ynë është thjesht i çmendur. Dikush u dha leje, dhe jo secili, sigurisht ndonjë faktor më i rëndësishëm”, u shpreh një qytetar.

“Duhet pasur kujdes, jo vetëm hotele të ndërtohen. Është një vend interesant, çdo ndërtim buzë liqenit nuk është një gjë e mirë”, tha një tjetër qytetar.

“Ne e dimë vendndodhjen, por nuk e dimë se kush po e ndërton atë. E mbollëm pyllin si të rinj…”, theksoi një qytetar.
Komuna e Ohrit thotë se në vitin 2011, në bazë të një plani të miratuar më parë për vendbanimin e Goricës, u organizua një tender publik nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për shitjen e pronës shtetërore. Kontrata është lidhur me ofertuesin më të favorshëm. Në vitin 2012 është lëshuar leja e ndërtimit.

„…E gjithë procedura ka filluar dhe ka përfunduar shumë kohë më parë para se të merrja postin e Kryetarit të Komunës”, deklaroi Kiril Pecakov – Kryetar i Ohrit.

OJQ “Ohër SOS” thotë se çmimi më i lartë prej rreth 65 euro për metër katror është arritur në ankandin publik, domethënë pak më shumë se një milion euro janë paguar për të gjithë lokacionin. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike