Maqedoni

Gashi në takim me Aggeler: Roli i SHBA-ve dhe RMV-së për stabilitetin në rajon është shumë i rëndësishëm

Autori

Autori

Portali Tetova

June 10, 2024, 04:06

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast i përshëndeti marrëdhëniet shumëvjeçare dhe të forta bilaterale ndërmjet të dy vendeve dhe më pas e theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat janë me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, ai shprehu mirënjohje në emër të vendit për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila vlerësohet shumë në vend.

“Një shtyllë e fortë në bashkëpunimin bilateral është Deklarata për Partneritetin Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së nga viti 2008, si dhe Dialogu Strategjik ndërmjet të dy qeverive nga viti 2022. Kryetari Gashi theksoi se roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm”.

“Në këtë kornizë, ai informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe nga 18 deri më 20 qershor 2024 në Kuvend do të mbahet Sesioni i 11-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që paraqet një tjetër shenjë të përkushtimit të vendit për thellimin e bashkëpunimit rajonal”.

“Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik dhe evropian, si dhe për mbështetjen e konsiderueshme për avancimin e proceseve politike në vend”.

Ambasadorja Aggeler falënderoi për takimin dhe theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ajo u shpreh e kënaqur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara me sukses në vend, të cilat ishin të drejta, të lira dhe demokratike”.

“Ajo e rikonfirmoi vullnetin e SHBA-së për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend me qëllim të sundimit të mirë të së drejtës, reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit”.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se në të ardhmen duhet t’u kushtohet më shumë
vëmendje çështjeve ekonomike me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të të gjithë qytetarëve, përmirësimit të sistemit arsimor dhe tërheqjes të më shumë investimeve të huaja në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe t’i tejkalojë sfidat e vështira me të cilat përballet”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA