Maqedoni

Ambasadorja amerikane kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 21, 2024, 08:06

Ambasadorja amerikane Angela Ageler nuk i kupton ankesat e BDI-së se zgjedhja e VMRO-DPMNE-së për koalicion me VLEN-in në vend të tyre, si koalicion që fitoi më shumë mandate, është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë. Në një intervistë për “360 gradë”, ajo tha se fitues është ai që zgjedh partnerët, por edhe se “Fronti Evropian” dhe “VLEN” ishin koalicion. Së fundi, sipas saj, është e rëndësishme që në qeverisje të ketë diversitet, transmeton Portalb.mk.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Ageler u pyet: “Cili është mendimi juaj për vendimin e VMRO-DPMNE-së, partisë fituese, për të hyrë në koalicion me ‘VLEN-in’ dhe jo me koalicionin e udhëhequr nga BDI?. BDI insiston që kjo bie ndesh me marrëveshjen bazë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha nga viti 2001. Për këtë, Ageler u përgjigj:

“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë. E di që ka çështje ligji kundrejt legjitimitetit, por fakt është se VMRO-DPMNE zgjodhi partnerë nga komunitete të ndryshme në vend dhe kjo është e drejtë e tyre. Ata zgjodhën ta bëjnë dhe ne do të shohim se si do të funksionojë ky partneritet”, tha Agler.

“Sipas përvojës sime në vend, ka shumë mundësi që individë dhe grupe të ndryshme, parti politike dhe liderë të thonë se kanë mosmarrëveshje dhe se janë të shqetësuar dhe e gjithë kjo është pjesë e një demokracie “të gjallë”. Pra, duke pasur atë bisedë, mendoj se është jashtëzakonisht domethënëse të kemi zëra nga komunitete të ndryshme pakicë që flasin për rëndësinë e të pasurit një përfaqësues në komunitet. Jam e lumtur që shoh se biseda vazhdon”, tha Agler.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja fitoi gjithsej 18 mandate. Koalicioni “VLEN” nga ana tjetër ka marrë 14 mandate. Sipas BDI-së, fakti që koalicioni i tyre fitoi më shumë mandate do të thotë se ata duhet të jenë në qeveri, si përfaqësues legjitimë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“VLEN”, nga ana tjetër, ka pasur një argument tjetër. Ata theksuan se në koalicionin rreth BDI-së ka parti politike që përfaqësojnë interesat e bashkësive tjera etnike në vend, jo vetëm të asaj shqiptare. Dhe ata, “VLEN”, ishin të përbërë vetëm nga partitë e shqiptarëve dhe kësisoj janë përfaqësues legjitimë të komunitetit.

VMRO-DPMNE kohë më parë ka paralajmëruar se nëse fiton nuk do të bëjë koalicion me BDI-në për disa arsye, por kanë rikujtuar se parimi në të cilin thirret BDI është shkelur nga integristët në vitin 2017, kur pas zgjedhjeve formuan një koalicion me LSDM-në në vend të VMRO-DPMNE-së, përkundër faktit se VMRO-DPMNE kishte dy deputetë më shumë se LSDM-ja.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
licensed-image
Trump: SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme!
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin