Maqedoni

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 25, 2024, 03:06

Anketa e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut tregon se nga 130 kompani private të anketuara, nga më e madhja tek më e vogla, çdo të dytës i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro.

“Institucionet e pushtetit qendror janë më të korruptuarat dhe ato të pushtetit lokal me 22% të korrupsionit ndaj kompanive private me të cilat kanë bashkëpunuar.” Ata që kanë denoncuar korrupsionin në Prokurori mund të numërohen me gishta, dhe këto kompani deklaruan se vetëm prokurorët dhe auditorët nuk kanë kërkuar ryshfet, thuhet në rezultatet e anketimit të bizneseve private për çështje të korrupsionit.

“Në cilat raste iu janë kërkuar ryshfet: gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit. Por ka raste që edhe në procedura tjera si të tatimeve, gjyqësore dhe kadastrale. Të vetmet raste që nuk janë kërkuar ryshfet janë nga prokurorët publik dhe gjatë revizionit të tyre”, tha Zoran Jovanovski, Nënkryetari i Odës Ekonomike.

Arsyeja kryesore e korrupsionit sipas të anketuarve është: “Sistemi gjyqësor joefikas”, por edhe se “individët që përfaqësojnë qeverinë duan të pasurohen shpejt”. Nga këto 130 kompani të pyetura, Oda ka marrë 83 përgjigje. Por, 39 prej kompanive janë përgjigjur se kanë frikë nga pasoja negative për biznesin nëse raportojnë korrupsion, kanë frikë se kompanitë e tyre do të dështojnë.

Në këtë anketë nuk ka persona që kanë thënë se kanë denoncuar në polici apo në prokurori, sepse nga të gjithë të anketuarit, 42 janë përgjigjur se nuk besojnë se do të ketë efekt edhe nëse do të denonconin.

“A jeni përballur me kërkesa korruptive në vitin 2023? 53% janë përgjigjur me “Po” dhe 47% me “Jo”!

Kërkesat për ryshfet, favore, kushte për punësim në kompani private të familjarëve më së shumti (78%) kishin nga përfaqësues të pushtetit qendror (qeveria, ministritë, drejtoritë, agjencitë dhe inspektoratet)”, thuhet në Anketën e ODËS: “Qytetarët kundër korrupsionit”.

Rreth 61% e përgjigjeve të kompanive janë se në vitin 2023 u është kërkuar ryshfet 2-5 herë, dhe 20% e tyre “vetëm” një herë. 26 nga kompanitë e anketuara janë përgjigjur se u kanë kërkuar ryshfet në para, 15 në dhuratë, 12 kanë kërkuar një favor dhe pjesa tjetër është dashur të punësojnë dikë dhe të donojnë para për një parti politike, thuhet në raport.

Ndryshe, nga zvogëlimi i dënimeve për korrupsion në Kodin Penal, sektori i biznesit deklaroi se për të luftuar korrupsionin ato duhet të rriten, madje 47 prej tyre mendojnë se Prokuroria duhet të deklarojë shpejt raportet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin të Korrupsionit, pavarësisht nëse i refuzojnë apo për ndonjërin prej tyre ka nisur procedurë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia