Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur pritjet e gjata në pikën kufitare “Tabanoc”, për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë.
Siç qëndron në kumtesë, policitë kufitare të të dy shteteve janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim të mundësimit të qarkullimit sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe automjeteve, por edhe kontroll të duhur për shkak të situatës së re.
LAMM sot në mëngjes informon se nga gjysmë ore pritet në pikat kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend dhe në “Bogorodica” për dalje drejt Greqisë.
Gjatë ditës së djeshme, nga LAMM bënë të ditur se intensiteti më i lartë i komunikacionit ka qenë në Tabanoc, ku është pritur rreth dy orë, ndërsa në pikat e tjera kufitare rreth një orë.