Maqedoni

Nuk ka interesim për shpëtimtarë në plazhet e Strugës

Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2024, 12:07

Vetëm një plazh në bregun e Strugës ka shpëtimtarë të trajnuar në ujëra të hapura, interes nga koncesionerët pothuajse edhe nuk ka, konfirmoi për AIM Adhurime Dauti, sekretare e Organizatës Komunale e Kryqit të Kuq – Strugë, nëpërmjet së cilës bëhet angazhimi i shpëtimtarëve të licencuar të ujit.

Trajnimin për shpëtimtarët në ujëra të hapura që Kryqi i Kuq Strugë e realizon çdo vit, këtë vit e kaluan pesë persona dhe morën certifikatën përkatëse. Por, sipas Dautit, aktualisht në dispozicion kanë rreth 10 shpëtimtarë në ujëra të hapura, të trajnuar viteve më parë.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur interes nga koncesionerët, pret që gjatë javës së ardhshme të ketë kërkesa.

“Interes nga koncesionerët pothuajse pozhuajse nuk ka. Për momentin, vetëm një koncesioner ka angazhuar katër shpëtimtarë në ujëra të hapura. Bëj apel që koncesionarët t’i sigurojnë plazhet me roje shpëtimi. Është e mirë për sigurinë e notarëve, por edhe për turizmin në përgjithësi“, deklaroi Dauti.

Theksoi se nevoja për shpëtimtarë të ujit është e pashmangshme dhe këtë e tregojnë reagimet e shumta në kohë që kanë shmangur rastet e padëshiruara.

Numri i kujdestarëve të angazhuar në plazhet e Strugës po zvogëlohet nga viti në vit. Vitin e kaluar ishin vetëm shtatë persona, ndërsa në vitin 2022 ishin dhjetë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
AAA-BDI-ASH
BDI-së, AAA dhe ASh “fajtorë” për shfuqizimin e balancuesit? (video)
rama-erdogan
Analisti nga Kosova: Erdogani miliarda investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami
Bajram Rexhepi
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit

DIASPORA