Maqedoni

Shpëtohen tre të rinj në Gërçec të Shkupit, mbetën të bllokuar pasi hidrocentralet rritën nivelin e lumit Treska

Autori

Autori

Portali Tetova

July 10, 2024, 09:07

Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi ishin bllokuar në një pjesë të bregut të lumin Treska, respektivisht të njëjtit mbetën të bllokuar për rreth katër orë në “ishullin” prej rëre në afërsi të Sarajit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemtë kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit ,të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.

Nga QMK menjëherë kanë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjendeshin djemtë.

Paralelisht, është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq, të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast.

Nga ana e QMK-së është kërkuar nga dispeçerët në hidrocentrale ta ulin nivelin e ujit, për të mundësuar tërheqjen dhe shpëtimin e djemve.

Ndërkohë, nga ana e ekipit të forcave speciale është bërë një tentim që me varkë të shpëtohen djemtë, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fuqishëm në shtratin e lumit Treska.

Rreth orës 23 nga ana e shërbimeve kujdestare në stacionin policor Saraj është marrë njoftim se pas zvogëlimit të nivelit të ujit, me ndihmën ne ekipeve speciale të MPB-së dhe banorëve të fshatit Gërçec, djemtë në mënyrë të sigurt janë dërguar me varkë në anën tjetër të bregut, që graviton drejt fshatit Gërçec.

Pas shpëtimit të djemve, QMK-ja i ka informuar hidroelektranat “Kozjak” dhe “Matka” që të vazhdojnë me prodhimin e energjisë elektrike.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA