Maqedoni

Banorët e Pallaticës udhëtojnë 13km për ujë të pijshëm!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 14, 2024, 02:07

Banorët e Pallaticës në këtë mënyrë sigurojnë ujin për pije por edhe për nevojat e përditshme.

Uji i fshatit me dekada nuk përdoret për pije, ndërsa kohëve të fundit reshjet kanë ndikuar në ndotje dhe nuk mund të përdoret as për higjienë, shkruan Alsat.

Beqir Veliu udhëton rreth 13 kilometra, nga fshati i tij Pallaticë e komunës së Zhelinës, deri tek çezma publike në fshatin Jegunoc për të siguruar ujin.

“Çdo katër pesë ditë jemi të detyruar ujin për pije ta sigurojmë kështu. Sepse në fshatin tonë në Pallaticë uji nuk është i pijshëm. Ka baktere s`është i pastër.

Gazetari:Si ja bëni këto ditë me temperatura tropikale, sepse e dimë se uji i fshat nuk përdoret?

“S’kemi çka bëjmë, nuk është i përdorshëm por çka t`bëjmë, e përdorim ndonjëherë edhe për pastrim për higjienë. Për pije ja, kush si mundet organizohemi dhe vijmë këtu. Bëjmë rrugë të gjatë më shumë se 13 kilometra për të marr ujë të pastër. Kalojmë Uzurmisht Shemshovë, Prelubisht, Podbregj Jançisht për të arritur në Jegunoc, faktikisht gati në Dobrosht më. Ka gati 25 vite që bëj këtë rrugë”, tha Beqir Veliu banor i fshatit Pallaticë.

Banorët druajnë nga shfaqja e ndonjë sëmundjeje, sepse uji i sistemit por edhe ai që del nga puset, përzihet me ujin e kanalizimit të fshatit.

“ Nuk përdoret uji fshatit, blejmë ujin, kështu kalojmë ditët. Tash me reshjet e shiut ende më shumë është ndot, shumë keq është. Edhe rrezik është me ujin në Pallaticë”, u shpreh një banor tjetër..

“Gjithnjë shkojmë në Jegunoc. Atje e marrim ujin për pije. Derisa nuk na sigurohet uji në vendin tonë do shkojmë patjetër atje. Normal që do na shfaqet ndonjë sëmundje, edhe na është shfaq madje, probleme tek fëmijët sa të duash”, theksoi një banor.

Nga komuna e Zhelinës, thonë se është bërë projekti në kohë dhe është aplikuar në ministrinë e Ekologjisë, por për dy vite procedura është vonuar pa asnjë sqarim.

“Komuna e Zhelinës, aplikoi në kohë për projektin e ujësjellësit të Pallaticës, dhe nga fondet e Bankës Evropiane për investime, ne fituam shumën prej 550.000 euro, megjithatë, këto para nuk na u lëshuan që të fillojmë projektin. Presim nga ministri i ri që të hap shpalljen dhe projekti të fillojë të realizohet. Nëse shkon gjithçka sipas planit, Pallatica do të ketë sistemin e ri të ujësjellësit këtë vit”, thonë nga Komuna e Zhelinës.

Problem me ujin e pijshëm në komunën e Zhelinës kanë edhe fshati Uzurmishtë e Trebosh./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_1011
Transplantim i suksesshëm i kockës nga një donator i ndjerë te një fëmijë 13-vjeçar në Shkup
IMG_1008
Ilire Dauti: Do ta pranoj lirinë e veprimit si deputete
IMG_1006
Komuna e Tetovës: Ka vështirësi por fshatrat e malësisë nuk janë të izoluar
IMG_1003
Bora e pastron ajrin në Shkup
IMG_0994
Ish-ministrja Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
IMG_7633
Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës