Maqedoni

Një biznesmen nga Shkupi është gjetur i vdekur pranë një veture

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 16, 2024, 08:07

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot në mëngjes ka konfirmuar vdekjen e biznesmenit të njohur Çedomir Radomiroviq, i cili dje është gjetur me lëndime në kokë pranë një veture në Orman të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari Radomiroviq u gjet dje pak para orës 19:00 pranë një veture të parkuar Lexus me targa të Shkupit. Atij i rridhte gjak në pjesën e kokës, ndërsa pranë tij kishte një armë dhe një gëzhojë.

“Është konstatuar se është R.Ç. (67). Ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, njofton MPB.

Ministria për momentin nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Ata theksojnë se policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Çedomir Radomiroviq ishte i afërt me ish-strukturat e larta partiake të VMRO DPMNE-së, veçanërisht me sekretarin e atëhershëm të partisë Boris Zmejkovski. Ai ishte një nga biznesmenët e paktë që e mbështeti financiarisht këtë parti në ditët opozitare të viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Ai ishte themeluesi i Rado Bank, e cila dështoi në vitin 2005 pasi Banka Popullore e Maqedonisë deklaroi se ishte e paaftë për të paguar dhe nuk mund të ekzekutonte urdhërpagesat.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut