Kuvendi e ka caktuar seancën për zëvendësministra në Qeveri për më 23 korrik, me çka tërësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, seanca është caktuar për në ora 11, me rend dite prej tre pikave.
Përveç pikën për emërimin e zëvendësministrave, në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Ajo filloi përvojën e saj të punës në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë”si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personi të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.
Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Iseini u diplomua në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor me korrespodencë. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.