Maqedoni

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Autori

Autori

Portali Tetova

July 19, 2024, 12:07

Shkup 19 korrik – Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot pesë thirrje publike në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për masat në përputhje me këtë Program janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot, mund të aplikojnë për pesë masa për të marrë mbështetje financiare për:

1. Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme 2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve 3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) 4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) 5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit. Për thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, janë parashikuar 57.000.000 denarë, ndërsa mund të aplikojnë kompanitë që punësojnë të paktën dy persona, përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara për furnizimin e makinave të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për kërkues. Mund të aplikojnë ndërmarrjet private, aktive me kapital shumicë vendor (mbi 50%), të mos jetë nisur asnjë procedurë e falimentimit për to, të bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të jenë nga industria përpunuese, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023 dhe të mos kenë borxh ndaj shtetit.

Në mesin e kushteve janë edhe të ketë të paktën dy të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të mos kanë qenë të subvencionuar sipas thirrjeve publike nga Ministria e Ekonomisë në tre vitet e fundit. Për Thirrjen Publike për subvencionimin e zejtarëve, parashikohen 6.500.000 denarë, ndërsa do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues, të bëra për furnizimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe dizajn të produktit të ri. Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, të mos jetë hapur procedurë e falimentimit për ta, të mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, janë parashikuar gjithsej 2.000.000 denarë, ndrësa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant. Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga industria përpunuese, të mos jenë në falimentim, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023, të mos kenë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe të mos kenë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë. Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, janë parashikuar 2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Në këtë thirrje publike do të mund të aplikojnë ndërmarrjet aktive mikro, të vogla dhe të mesme nga industria përpunuese që nuk kanë procedurë falimentimi, që kanë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, që nuk kanë punuar me humbje në vitin 2023, që nuk kanë asnjë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë. Për thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrjes dhe zejtarisë, si dhe aktivitetet programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit, parashikohen 8.000.000 denarë. Për këtë masë, parashikohet bashkëfinancimi i projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bashkëfinancimit të 70% të shpenzimeve për realizimin e projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant. Fushat e bashkëfinancimit: ekonomia e gjelbër; tregtia elektronike; qasja në financa dhe format alternative të financimit; ndërkombëtarizimi; ekonomia cirkulare;- digjitalizimi i proceseve; inteligjenca artificiale; aktivitetet promovuese të konceptit të engjëjve të biznesit dhe krijimi i një kulture të sipërmarrësisë sociale. Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë fondacionet dhe shoqatat aktive, që janë formuar për qëllime që lidhen me zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së NVM-ve të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet.

Në shtojcë janë lidhjet nga thirrjet e publikuara publike: 1.Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme 2. Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve 3. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) 4. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) 5. Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit. Me respekt, Njësia e marrëdhënieve me publikun

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij
IMG_2224
Erdogan në Beograd, rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan
IMG_2212
BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar
IMG_2206
Zjarr në bodrumin e një objekti banesor në rrugën “Iliria” në Tetovë
IMG_2108
E Xhumaja e parë për besimtarët, pamjet brenda “Xhamisë së Namazgjasë”
IMG_2207
ESHS: Shënon rënie numri i foshnjave të vdekura në Maqedoni

DIASPORA