Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi pak para mesnatës, në autostradën Tetovë – Shkup, transmeton TV21. Në aksident, janë lënduar katër persona. Shoferi dhe tre fëmijë.
“Më datë 20.07.2024 në ora 23.50 në SPB Shkup është denoncuar se në autostradën Tetovë – Shkup, afër fshatit Trebosh të komunës së Zhelinës, vetura “Golf” me targa të Shkupit, me shofer Sh.Z.(41) nga fshati Lubeten i Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka marrë Sh.Z. dhe bashkëudhëtari i tij i mitur nga fshati Lubeten, ndërkaq lëndime po ashtu kanë marrë edhe dy të mitur të tjerë nga fshati Miletinë dhe Lubeten, të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.