Maqedoni

VMRO: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Autori

Autori

Portali Tetova

July 21, 2024, 11:07

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE-ja ka reaguar veprimit të fundit të partisë në opozitë, BDI e cila ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë dhe autorë të Marrëveshjes së Ohrit për të shqyrtuar forma të shprehjes së pakënaqësisë për “cënimin e legjitimitetit”, transmeton TV21.

Në lidhje me informacionin e publikuar dje në TV21, se këta ekspertë shqyrtojnë dy modele – atë të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut, që parasheh ndarje territoriale në bazë të rajoneve, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva sot tha:

“Maqedonia është vend anëtar i NATO-s dhe anëtarësimi aty do të thotë përmbushje të kritereve për të cilat kanë punuar disa qeveri. Për VMRO-DPMNE-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e kjo është “nëse nuk jemi në Qeveri që të vjedhim, atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndarje. Rikujtojmë se deri para një muaji i gjysmë BDI ishte në pushtet bashkë me LSD-në dhe atëkohë për Ali Ahmetin nuk ishte e rëndësishme ndarja rajonale e Maqedonisë, sa ç’ishte rëndësishme që “Arbëria” të merrte tenderët e Artanit, nipi i Alisë ta blinte “Soravian”, ose kompanitë nënkontraktuese të “Behtel dhe Enka” të jenë të njëjtat nga Zajazi ose të afërta me BDI-në. Në atë kohë për Ahmetin nuk ishte asgjë më me rëndësi se këto. VMRO-DPMNE me përkushtim punon për zgjidhje për jetë më të mirë për njerëzit dhe për mbajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte”./TV21

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_2206
Zjarr në bodrumin e një objekti banesor në rrugën “Iliria” në Tetovë
IMG_2108
E Xhumaja e parë për besimtarët, pamjet brenda “Xhamisë së Namazgjasë”
IMG_2207
ESHS: Shënon rënie numri i foshnjave të vdekura në Maqedoni
adnan-azizi
Azizi pyet BDI-në: Pse nuk dolët në protesta kur ndodhi Sopoti, Monstra, Lagja e Trimave...
IMG_2192
Komuna e Strugës si fabrikë – Merko para zgjedhjeve do të punësojë 73 persona
IMG_2180
Panova: Poshtëruese për një të diplomuar të deklarohet me kombësi tjetër për të gjetur punë

DIASPORA