Maqedoni

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

Autori

Autori

Portali Tetova

July 21, 2024, 12:07

Koalicioni VLEN njoftoi se pas Trupit Koordinues Politik, do të formojë edhe një tjetër organ që do të luaj rolin e filtrit të fundit të zbatimit të politikave të këtij koalicioni.

Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo bëhet për një qëndrueshmëri më të madhe politike, me synimin për krijim të një lëvizje politike që ofron zgjidhje konkrete.

“Pas formimit të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it vijon edhe formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave”, thanë nga VLEN-i.

Zërat se koalicioni VLEN do të shkrihet në një parti kanë qarkulluar që pas zgjedhjeve të fundit.

Ditë më parë Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nga Tetova tha se koalicioni “VLEN” do të paraqitet së bashku edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2025, dhe pastaj do të vendoset nëse do të bëhen një parti.

Një javë më parë “Koalicioni ‘VLEN’ formoi Trupin Koordinues ku secila parti do të ketë nga dy anëtarë, një kryetar dhe një zëvendës, ndërsa përfaqësuesi i “Vetëvendosjes” Bekim Qoku do të jetë anëtari i nëntë i atij organi koordinues.

Sipas Kasamit, udhërrëfyes për hapat e ardhshëm në koalicion do të jetë rezultati nga zgjedhjet lokale.

“Kjo deri në zgjedhjet lokale, ku sigurisht ka jjë dakordësi që koalicioni “VLEN” të shkojë si një trup I përbashkët. Pas zgjedhjeve lokale conform gjithë asaj që presim si rezultat pozitiv, do të shkojmë edhe me hapin tjetër, domëthënë të një bashkimi. Jemi duke shkuar në atë drejtim, por nuk duam t’i sforcojmë këto zhvillime. 01:09 Ashtu kemi vlerësuar se deri tani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Kështu do të shkojmë deri në zgjedhjet lokale, ndërsa më pas do të shkojmë një hap tutje me idenë e formimit të një subjekti politik”, tha Kasami.

Koalicioni VLEN, është një nga dy blloqet politike shqiptare që garuan në zgjedhjet e këtij viti. Pjesë e këtij koalicioni janë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravari dhe Alternativa. Nga zgjedhjet e fundit parlamentare ky koalicion siguri 14 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_2180
Panova: Poshtëruese për një të diplomuar të deklarohet me kombësi tjetër për të gjetur punë
IMG_2179
Erdogan në Beograd për takime me Vuçiqin dhe një forum biznesor
IMG_2176
Kolona të gjata në vendkalimin kufitarë në Bllacë dhe Bogorodicë
IMG_2166
Aliu: Po vazhdojnë me angazhim të plotë punimet në rrugën Prizren – Tetovë
1526295776_termet-770x434-1-780x439-1-696x392
Tërmeti “shkund” Maqedoninë e Veriut
IMG_2113
Erdogan: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët

DIASPORA