Maqedoni

Situata nëpër burgje – Dalin në pah kushtet mizore dhe skandalet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 23, 2024, 02:07

Kontrollin e jashtëzakonshëm të drejtorit për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov në burgun e Shutkës, drejtuesi i këtij institucioni Filip Andov-Sokoli e ka cilësuar si tendencë për të rrënuar imazhin e institucionit dhe imazhin personal të drejtorit, shkruan Alsat.

Në një reagim pas konferencës së djeshme të Pandov, Sokoli ka paralajmëruar padi. Jo zyrtarisht, raporti për vizitën e jashtëzakonshme në Shutkë nga ku u konstatua mungesa e 11 të burgosurve dhe sistematizim jo i drejtë sipas Pandov i të burgosurve, akoma nuk është përgatitur. I njëjti do t’i dorëzohet Qeverisë dhe Prokurorisë Publike.

Drejtori i Zbatimit të Sanksioneve ndërkohë të mërkurën pritet të vizitojë burgun e Idrizovës për siç thotë, të njoftohet nga afër me gjendjen në burg, numrin e të burgosurve, trajtimin dhe shërbimin korrektues.

Pandov do të vizitojë Idrizovës pas një game të gjerë skandalesh dhe presionesh e kërcënimesh ndaj gardianëve. Deri në tetor të vitit 2023, gjendja në burgun e Idrizovës ka rezultuar që në kapacitetet prej 1187 vendeve, në këtë institucion vuajnë 1311 të burgosur. 110 prej tyre kanë rezultuar në arrati, ndërsa 17 prej tyre shfrytëzojnë të drejtën që e ofron Ligji për zbatimin e sanksioneve për të punuar gjatë kohës sa vuan dënimin me burg.

Kapacitetet Në arrati Totali i personave të dënuar
1187 110 1311

Në mars të vitit 2023 u zbulua tunel që ishte përgatitur për arrati, ndërsa disa herë janë shkarkuar drejtor nga kjo shtëpi korrektuese për shkak të manipulimit me kontrollin e detajuar laserik që në fakt është investim i Ambasadës Amerikane në Shkup. Gardianët të cilët nuk i janë nënshtruar urdhrave të kapove brenda burgut të Idrizovës dhe jo vetëm, në disa raste kanë pësuar me kërcënime për jetë, ndërsa 7 prej tyre u janë djegur veturat në formë presioni dhe kërcënimi. Asnjë rast prej tyre nuk është zbardhur deri tani.

Burgu i Idrizovës është institucioni ndëshkues-korrektues me kushtet më mizore në shtet. Disa raporte të Avokatit të Popullit kanë adresuar këtë shqetësim, por autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë në këtë drejtim. Disa herë policia ka kryer bastisje nëpër pavijone të ndryshme e më së shumti ndaja tyre të arrestuar për rastin “Lagja e Trimave”, nga ku kanë gjetur qindra telefona celular dhe armë të ftohta.

Nëpër pavijonet tjera shpeshherë është gjetur edhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike. Shërbimi mjekësor është theksuar disa herë si jo adekuat, mangësi kjo e cila u vërtetua edhe me rastin kur në burg ndërroi jetë Rexhail Qerimi, ish i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Aktualisht disa të burgosur vuajnë dënimin në gjendje të rëndë shëndetësore, e një ndër to edhe Betim Gabashi i dënuar për rastin Lagja e Trimave. Mjekët kanë konstatuar se Kabashi ka nevojë për transplantim të mëlçisë.

Në Idrizovë vuajnë edhe të dënuarit për 27 prillin e përgjakshëm të vitit 2017. Asnjë prej tyre deri para ardhjes së Pandovit në krye të këtij institucioni nuk ka mundu të shfrytëzon të drejtën e ndërprerjes së masës për një muaj mbi arsyetimet shëndetësore, ndërsa me ardhjen e Pandov mes të tjerëve një të drejtë të tillë e shfrytëzon edhe ish ministri dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”