Maqedoni

“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale

Autori

Autori

Portali Tetova

July 26, 2024, 12:07

Qeveria ka dorëzuar tek organe hetuese indikacionet që kanë buruar nga interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit e që kanë të bëjnë me ndarjen sipas Qeverisë jo ligjore të licencave për lojëra të fatit online. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ato licenca janë dhënë me dijeni dhe leje nga ana e ish funksionarëve të lart të Qeverisë së kaluar. Sipas tij, i gjithë materiali është dorëzuar tek organet hetuese.

“Qeveria e pranoi interpretimin autentik në të cilin është konstatuar se nga viti 2017 Lotaria e Maqedonisë pavarësisht se nuk ka pasur licencë për vete ka dhënë licenca për lojëra fati për kumarin online. Ka disa funksionarë të mëparshëm të Qeverisë të cilët edhe pse e kanë ditur se kjo që kanë bërë është në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar që këto lojëra të fatit të zbatohen duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin. Indikacionet janë dorëzuar në adresën e duhur dhe pres nga organet e rendit të veprojnë së shpejti”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në mbledhjen e fundit Qeveria i mori licencën kompanisë që ka organizuar lojëra të fatit online mbi dyshimet për fshehje tatimi. Organi ekzekutiv konstatimin për ndarjen e licencave në kundërshtim me ligjin e dha në mbledhjen e kaluar. Vendimi i tyre bazohet në nenin 7 të ligjit për lojërat e fatit i cili obligon krijimin e vetëm një shoqate tregtare ndaj të cilës shteti, përkatësisht Lotaria Shtetërore është dominuese në pronësi aksionare prej 51 për qind. Ligji rregullon dhënien e jo më shumë se një licence dhe sanksionon bartjen e licencës nga njëra në tjetër shoqëri tregtare apo tregtari individual, edhe pse paragrafi 4 mundëson një veprim të tillë pasi dispozita i referohet “lojërave të tjera të fatit me dhënien e licencë që mund t’ia bart shoqërive tregtare. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA