Maqedoni

Përfshihet nga flakët autobusi në Butel

Autori

Autori

Portali Tetova

July 29, 2024, 02:07

Jo vetëm me vonesa, por autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, po digjen rrugëve të Shkupit.

Në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, një autobus ka shpërthyer në flakë e tym, përfshi edhe në ambientet e brendshme, duke krijuar panik.

Dhjetëra qytetarë vrapuan në ndihmë të shuarjes së tij, ndërkohë që temperatura e brendshme nga zjarri kishte çuar në plasaritjen e xhamave si dhe në ngritjen e shtëllungave të tymit.

Ende është e paqartë mënyra se si autobusi është përfshirë nga zjarri, dhe nëse në momentin e rënies së tij kishte qytetarë, ndërkohë që për shkak të defekteve dhe vjetërsisë së tyre, 20 autobusë veçse u tërhoqën ditë më parë nga qarkullimi.

Në këto pamje që po shihni, autobusit të përfshirë nga flakët, i ka ardhur në ndihmë një tjetër autobus i vjetër, për ta tërhequr nga vendi i ngjarjes.

“Jo vetëm që ka mungesë të tyre por edhe ato autobusë që janë në trafik pësojnë aksidente si pasojë e defekteve që kanë. I fundit është rasti me autobusin me numër 71, I cili gjatë ditës së sotme është përfshirë nga flakët”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Qytetarët që anketuam pranë vendit të ngjarjes thonë se po ndihen çdo ditë e më pak të sigurt të udhëtojnë me autobusët publikë.

Shumë prej tyre janë me defekte, pa kondicionerë, ndërkohë që për shkak të grevës dhe mospagesës së borxheve, një pjesë e madhe e tyre punojnë me orare të kufizuara.

“Çfarë të sigurte, a e sheh si prishen, marrin flakë, kallen, tymi na mbyti këtu, çfarë të sigurt me këto. Gjithmonë ka probleme me këto autobusë, edhe me shoferët kemi probleme. Jemi me lokale këtu, I lënë autobusët, kallën djegen. Sdi çfarë të them… Me autobusë nuk jam I sigurt, se edhe shoferët nuk I kemi të mirë, edhe autobusët nuk janë të mirë….”, tha një qytetar.

“Nuk janë të rregullt, ja 20 minuta prita 57-tën, njërën prej linjave më të rregullta… Nuk janë të sigurtë, ndoshta se si i servizojnë në NQP. Unë po flisja për çështjen e parregullsisë. Shihet qartë nuk jemi të sigurt”, u shpreh një qytetare.

Ndërkohë, edhe 2 javë më parë, një tjetër autobus 2-katësh ishte përfshirë në flakë nën stacionin hekurudhor.

Në vazhdën e problemeve dhe vjetërsisë, në fillim të muajit, në afërsi të qendrës Mavrovasja, një tjetër autobus u aksidentua duke u përplasur me bordurën prej betoni. Shoferi u ankua se pedali i frenave nuk kishte funksionuar./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë

Më shumë nga kategoria

Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
permbytje-780x470
Përmbytjet në Europë, fshatra e qytete të zhytura nën ujë, shkon në 16 numri i viktimave
Vladimir-Putin
Putin nxjerr dekretin për rritjen e numrit të ushtarëve rus në 1.5 milion
shiu-780x439
Nga e mërkura reshje të dendura shiu në Maqedoni
IMG_0006
Qendra Klinike në Shkup do të ketë vetëm një drejtor
Gjykata_Apelit
Titanik 3/ Apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së
Struge_Drini-780x470
Strugë, dyshime rreth koncesionit për ndriçimin rrugor

DIASPORA