Edhe pse jo duke e përmendur me emër, Aleksandër Vuçiç në TV Pink sulmoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke e cilësuar si marksist dhe eneverhoxhist. Vuçiç tha se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjëherë bisedime reale.
“Ata nuk duan një bisedë sepse pretendojnë se janë një shtet sovran. Sigurisht që ideologjia e tyre ka qëllimet e veta dhe e para është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Do të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën që na dhanë se nuk do të ketë hapje të asaj ure pa marrëveshje me serbët”, tha Vuçiç. /Alsat.mk