LSDM përsëri i bëri thirrje pushtetit që të mbështesin propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 450 euro, e më pas në mars të rritet në 500 euro. Por nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se masat e tyre ekonomike kanë efekt ndërsa paga minimale do të rritet në mars dhe andaj tani nuk ka nevojë për këtë.
“Rritja e pagës minimale është urgjente dhe e patjetërsueshme. Na vjen keq që Qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk i dëgjon nevojat e popullit. Në kohë kur qytetarët po luftojnë me çmimet e larta dhe uljen e të ardhurave, Qeveria nuk ndërmerr asgjë që tu ndihmojë qytetarëve. Pasiguria sociale po rritet, pagat po ulen ndërsa shporta e konsumatorëve tashmë arriti 61 306 denarë”, tha Jovana Trençevska, LSDM.
“Paga minimale dhe të gjitha pagat e tjera do të rriten sipas metodologjisë së votuar nga LSDM por nuk mendojmë se është serioze që të dorëzohen ligje ku do të gabohen përqindjet që, të pajtohemi realisht, nuk janë aq të afërta që të jenë gabim teknik, por kjo është për shkak të moskoordinimit dhe joseriozitetit në qëllimin, përkatësisht, bëhet fjalë vetëm për të krijuar politika. Zgjidhje të këtilla joserioze nuk mendoj se meritojnë komentim serioz”, pohoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.