Mbrëmë në Tetovë në një aksion të madh policorë të koordinuar nga MPB dhe SPB Tetovë është arrestuar personi me inicialet Sh.Sh rreth 45 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës.
Ai është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje 11 vite më parë.
Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Muhamed Hasanit të njohur si Meka që ndodhi me 12 tetor 2013.
Hasani në ate kohë ishte në moshën 32 vjeçare dhe u gjet i vrarë me armë zjarri në një veturë Golf 3 në rrugën për në fshatin Pirok.
Sipas informacioneve të Televizionit Klan personi me inicialet Sh.Sh ka pranuar se e ka kryer vrasjen dhe është duke u marrë në pyetje nga policia.
Për Muhamed Hasanin ka pak të dhëna të zbardhura publikisht. Vrasja e tij e ndodhur në vitin 2013 u përmend ndër ngjarjet që tronditën Tetovën atë vit dhe mbetet një prej rasteve që ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për motivet ose autorët por aksioni i sotshëm mendohet të jap dritë për kapjen e autorve!
/tetova1/