Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët midis qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE, dhe se e kaluara duhet të harrohet.
“Takimi ynë ishte produktiv dhe i mbushur me dialog të sinqertë, që është parakusht për përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Biseduam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor. U morëm vesh për hapa konkret që do të ndikojnë në lidhjen tregtare. I kushtuam vëmendje arsimit, kulturës dhe të rinjve. Investimi në këto sfera është investim në të ardhmen. Diskutuam për të ardhmen europiane, jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE. Takimi ynë ishte për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët e vendeve tanë. Është koha të flasim për të ardhmen, e të harrojmë të kaluarën. Dua t’i shpreh mirënjohje Albin Kurtit për mikpritjen e ngrohtë”, tha mes tjerash Mickoski.