Partia Lëvizja Besa dje festoi 10-vjetorin e themelimit që për këtë, organizoi manifestim që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Në këtë event, të pranishëm ishin edhe ministrat Besar Durmishi dhe Fatmir Limani ndërsa nga VLEN, lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti si dhe zyrtar të lartë partive që janë pjesë e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa.
“Lëvizja BESA është një ide që do të vazhdojë të jetojë edhe pas nesh, ajo është e hapur për të gjithë, evoluon me kalimin e kohës, ndryshon strategji dhe njerëz, por gjithmonë ruan thelbin e saj identitar. Thelbin e të qenurit autentike, autoktone dhe autonome.
10 vjet BESA!
Një dekadë përkushtim, veprim, me besë!”, ka shkruar Kasami.