Rade Trajkovski Shtekli ka publikuar një shpallje në profilin e tij në Instagram për punësimin e katër personave si sigurim personal.
Kandidatët duhet të kenë përvoj ushtarake ose policore, ndërsa paga e ofruar është 3,000 euro.
Shtekli deri më tani ka qenë shënjestër e tre tentativave për eliminim. Dy herë është qëlluar në qendrën tregtare “East Gate”, ndërsa herën e fundit një bombë është hedhur në oborrin e tij në lagjen Keramidnica.