“Jemi në afërsi të fshatit Tanushë, të cilin e ka kapluar dëbora e madhe, ndërsa rrugët janë vështir të kalueshme, ndërsa për të arritur brenda fshatit është pothuajse e pamundur. Ne tentuam që të afrohemi sa më afër fshatit por kjo është pak e vështirë pasi këtu ka rënë një sasi e madhe e borës dhe rruga për më tej është vështirë e kalueshme”, raporton Linda Ebibi, gazetare.
Stuhia e madhe e borës ka izoluar fshatrat Malinë dhe Tanushë, ata gjatë këtyre muajve nuk lëvizin pothuajse fare nga fshati për shkak të vështirësive që kanë për qarkullim. Shumica e rrugëve janë të bllokuara.
Banorët e kësaj zone thonë se tashmë tre ditë kanë mbetur edhe pa energji elektrike. Për këtë thonë se i kanë njoftuar autoritetet por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.
Pyetëm në EVN për mungesën e rrymës në zonën malore, por nga kjo kompani pa përgjigje.
Situata kritike nga stuhia e borës paraqitet edhe në disa vise të tjera malore. Një grua e cila është me mbështetje oksigjeni është bllokuar në një vikend shtëpizë në Mavrovë, dhe për momentin presin intervenimin nga Qendra për Menaxhim me Kriza për ta tërhequr nga atje.
Në fshatin Cvetovë të Komunës së Studeniçanit për shkak të shtresës së madhe të borës prej 60 centimetra një person që nga dita e djeshme është bllokuar në shtëpinë e tij të pushimit, dhe nuk ka mundësi ta përdor automjetin e vet, edhe pse ka pajisje dimërore.
Bora ka bllokuar edhe disa persona në shtëpinë malore “Karaxhocë” në Komunën e Studeniçanit. Autoritetet të cilat janë njoftuar peto banorë thonë se punohet për tërheqjen e tyre. /Alsat.mk