Shëndet

Kafja do të bëhet luks – Maqedonia po importon nga vende ku çmimi po thyen rekorde

December 9, 2024, 12:12

Ndryshimet klimatike, si thatësirat dhe përmbytjet, po e vështirësojnë ndjeshëm prodhimin e kafesë, duke bërë që miliona adhurues të kësaj pijeje të përballen me çmime gjithnjë e më të larta. Në Maqedoni, rritjet e çmimeve ende janë të moderuara, por trendet globale tregojnë se ky rritim do të vazhdojë.

Maqedonia importon kryesisht kafe nga Brazili dhe Vietnami – vende prodhimi i të cilave ka pësuar dëme të mëdha vitet e fundit. Çmimet e kafesë janë ngushtë të lidhura me bursat, ku rritjet tashmë kanë ndikuar në çmimet me pakicë.

Sipas Richard Alibegov, bashkëkryetar i Shoqatës Bullgare të Restoranteve, rritjet e çmimeve në kafene ende janë nën kontroll.

“Pronari shpesh merr përsipër disa nga shpenzimet, kështu që klientët nuk ndjejnë një ndryshim të madh,” shpjegon ai. Megjithatë, në disa qytete evropiane, çmimet e kafesë arrijnë deri në 8 euro për një filxhan.

Çmimi i “Arabikës” është rritur me 71% këtë vit, ndërsa “Robusta” – lloji që dominon në Vietnam – ka arritur çmimet më të larta në 47 vitet e fundit. Përveç ndryshimeve klimatike, faktorë të tjerë si rritja e kostove të punës dhe logjistikës, si dhe kërkesa nga tregje si Kina dhe Lindja e Mesme, shtojnë presionin mbi rritjen e çmimeve.

Trendët tregojnë se çmimet e kafesë do të vazhdojnë të rriten të paktën deri në mars të vitit 2025. Sipas analistëve, pasiguria në prodhim dhe inflacioni global do ta vazhdojnë këtë trend.

Pavarësisht rritjes, tregu ende ofron mundësi për buxhete të ndryshme, duke lënë hapësirë për adhuruesit e kafesë që të gjejnë produktin që iu përshtatet.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_1028
Mexhiti: Qeveria miratoi furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik
IMG_1026
Ngritet kallëzim penal kundër 10 punonjësve të njësitetit special EBR
IMG_1024
VLEN shumë me disponim u pa sot në Kuvend – Të gjithë bashkë, edhe në pauzë
IMG_1022
Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
IMG_1016
Murtezani: Po punojmë në reformat që do përshpejtojnë integrimin tonë në BE
IMG_1015
ALSAT: Nëse Taravari shkon i vetëm në zgjedhje, ‘vallen’ do ta hedhë me BDI-në?