Sot ka filluar sezoni i skive në Kodrën e Diellit, si rrjedhojë sot biletat për skijim kanë qenë gratis, përcjell TV21. Gjatë ditës së nesërme ndërmarrja “Tetova Transport” do të fillojë me linjë të rregullt autobusi Tetovë- Kodra e Diellit, me qëllim që të shmangen turmat gjatë fundjavës.
Në njoftim, nga Komuna e Tetovës thonë se autobusët do të nisen nga qendra e Tetovës, në ora 8, 10,12 dhe 15:30, ndërsa kthimi nga Kodra e Diellit do të ketë në ora 9, 11, 14:24 dhe 16:4. Bileta kthyese do të kushtojë 200 denarë.