VMRO-DPMNE i kanë bërë thirrje Artan Grubit që të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. Vetëm para drejtësisë mund ta dëshmojë pastërtinë e tij si loti ashtu siç ka shkruar vet Grubi. Nga VMRO, shprehet se narativet e BDI-së kinse luftojnë për agjenda të gjelbërta dhe për Europë, kanë qenë thjeshtë maskë për të mbuluar qëllimet e tyre të vërteta, e ato janë krimet, vjedhja dhe shkaktimi i tensioneve ndëretnike.
“Artan Grubi të mos ikë dhe le të kthehet në Maqedoni. Patjetër duhet të ketë përgjegjësi për krimin. Grubi si i pastër si loti, i cili fillimisht u gjend në listën e zezë të SHBA-ve, e më pas edhe në qendër të procedurës penale për krime milionëshe në Lotari, e ka braktisur shtetin pas vendosjes në listën e zezë të SHBA-ve dhe para fillimit të procedurës penale kundër tij. Nëse është i pastër si loti apo i ndyrë, le të dëshmojë para gjykatës, nëse ka guxim të përballet me dëshmitë”, deklaroi Mile Lefkov – Deputet i VMRO-DPMNE-së.