“Një, dy, tre, katër edhe një, pesë. Pesë qen në qendër të Shkupit i presin vizitorët në këtë mënyrë dhe kjo është atmosfera festive për festat e fund vitit në qendër të Shkupit. Dekorimi është aq sa është por qentë janë këtu dhe i presin në këtë mënyrë turistët”, njofton Avni Tahiri – Gazetar.
Qytetarët që shpëtuan nga qentë endacak thonë se qendra e kryeqytetit duket e zymtë dhe e dekoruar në mënyrë shumë modeste ndërsa kujtojnë kohen kur Shkupi krahasohej me shumë kryeqendra rajonale.
A është mjaftueshëm i dekoruar Qyteti këtë vit?
“Mesatarisht. Si e mbani mend më herët? Nëse flasim para 5 apo 6 vitesh më mirë ishte por vitet e fundit është pak i dekoruar dhe do shohim si do jetë këtë vit”, tha një qytetar.
“Kjo u duket e dekoruar? Për mua dikur ishte me i zbukuruar, unë jam nga Manastiri. Si është atje këtë vit? Unë kam lindur në Shkup, kam jetuar 18 vite. Shkupi nuk e ka atë që e mbaj mend unë. Shkupi e ka humbur shpirtin, ja shikoni këtë, mua me ngulfat kjo. Asnjëherë nuk ka qenë kështu. Këtu njerëzit kanë shëtitur të lumtur por tani më nuk janë për fat të keq”, shtoi një qytetar.
Atmosfera e vetme që mbizotëron gjatë mbrëmjes është ajo që lypsarët janë shndërruar në artistë të rrugës dhe zbavitin vizitorët e Shkupit.
“Ka qenë më i bukur se tani dhe më keq, është relative dhe varët nga momenti. Në krahasim me kryeqytet tjera si është? Nuk është mjaftueshëm dhe varet se me kënd e krahasojmë”, tha një qytetar.
“A është i zbukuruar qyteti i Shkupit? Jo”, tha një qytetare.
Qyteti i Shkupit, ende nuk ka dalë zyrtarisht që të informoj se sa janë shpenzuar për dekorimin e kryeqytetit për Vitin e Ri dhe se çfarë manifestimi do të ketë në qendër të Shkupit për të pritur Vitin e Ri, 2025./Alsat.mk