Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, është filmuar në Monako duke zbritur nga një veturë luksoze Ferrari dhe duke hyrë në një hotel të shtrenjtë, transmeton Shkupi1, përcjellë Klan Macedonia.
Siç thuhet, video është bërë në Monte-Karlo dhe është publikuar 14 orë më parë.
Nga video shihet se si ai mbërrin, e lë mjetin në parking dhe hyn në një hotel me një femër.
Ish-drejtori i DSK-së është ndjekur penalisht, por shumë prej akteve të tij kanë skaduar.
Ai u dënua me 24 vjet burg, përkatësisht: tre vjet për rastin “Imperia”, 12 vjet për përgjim, rastin “Target”, tetë vjet për “Trezor”, dhe 1.3 muaj për rastin “Vodno”.
Kujtojmë se ai vuajti dënimin vetëm për rastin “Imperia”, dhe kjo ishte në burgun e Strugës.
https://www.instagram.com/p/DEj33I2pUpi/?igsh=ZnA2dndreGJ2em5r