Lajme

BDI: Liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë nga Trump ata manipuluan

January 22, 2025, 10:01

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it mashtruan opinionin me vizitën e tyre në Uashington, për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tyre liderët e partive në pushtet nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump.

“Në një akt të paprecedent manipulimi dhe mashtrimi, përfaqësuesit e koalicionit VLEN sërish dëshmuan se i gjithë koalicioni i tyre është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe manipulime.

Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare.

Në vend që të përfaqësonin dinjitetshëm interesat e qytetarëve, ata u panë duke endur rrugëve të Uashingtonit, duke publikuar foto groteske në rrjetet sociale përpara posterave të ceremonisë dhe ndërtesave qeveritare.

Kjo farsë publike, e paguar me paratë e taksapaguesve, është maja e manipulimeve që karakterizojnë këtë subjekt politik pa vizion, pa moral dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Me këtë veprim të turpshëm, ata poshtëruan veten, turpëruan shqiptarët dhe vunë në pikëpyetje integritetin e institucioneve që përfaqësojnë në sytë e botës.

Përveç manipulimit politik, ky rast përfaqëson një abuzim të rëndë me fondet publike për shëtitje të shtrenjta, që kanë në themel synime të ulëta politike.

Këta individë përveç se nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, këtë herë treguan fytyrën e vërtetë të manipuluesit, të interesave personale dhe agjendave të errëta.

Kërkojmë që çdo njëri prej tyre të bëjë publike fondet e shpenzuara nga shteti për këtë ekskursion dhe më pas, Prokuroria Kundër Korrupsionit të nisë një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këtë skandal.
Manipuluesit duhet menjëherë të ndalojnë kewpërdorimin dhe të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit” – thonë nga BDI.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza