Lajme

IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 25, 2025, 01:01

“Jemi të detyruar të informojmë publikun se postimet përcjellin në mënyrë jo të besueshme rezultatet e anketës që Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike i publikoi më 22 janar 2025, kanë reaguar nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, pasi nga Bashkimi Demokratik për Integrim u shpërndanë rezultatet e kësaj ankete, ku BDI prin bindshëm ndaj koalicionit VLEN.

“Rezultatet e përcjella në postimet e përmendura në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si retingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për të pohuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e përkrah partinë politike BDI. Rezultatet i referohen afërsisë së disa prej respondentëve me partitë. Përqindjet e paraqitura janë nxjerrë nga vetëm një pjesë e mostrës së respondentëve (rreth 40%) të cilët fillimisht kanë raportuar se janë të afërt me një parti politike.

Në pyetjen e radhës, vetëm atyre respondentëve u kërkohet të zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar në të gjeturën e afërsisë së një pjesë të popullsisë me partitë, e jo me të gjetur për rejting partiak që vlen për të gjithë popullsinë. Jemi të mendimit se ky lloj dezinformimi i publikut krijon dëme të drejtpërdrejta në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil për të kontribuar në krijimin e një debati të shëndetshëm politik të bazuar në prova. Kërkojmë nga aktorët përkatës politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave në opinion.

Sipas tyre Grafiku i shpërndarë në postimet e BDI-së në Facebook, të cilit i mungojnë informacione kyçe, gjendet në f. 44 të materialit anketues.

Në të, thuhet qartë se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të respondentëve, gjithsej 421 të anketuar (pak mbi 40% nga mostra e përgjithshëme), e dhënë e cila është nuk është cekur në postimet e partisë politike BDI.

Kujtojmë se nga anketuesit, BDI ka marrë 12.4 për qind përkrahje

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka marrë 3.9 për qind

Lëvizja Besa 1.7 për qind

Alternativa 1.7 për qind

Lëvizja Demokratike 1 për qind

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës me 0.8 për qind.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
bilall-kasami
Emërtimi i rrugëve në Tetovë, Kasami: Çdo qytetar do të ketë një adresë të saktë
dhuna-rahje
E rrahu gruan e tij dhe e kërcënoi, arrestohet 37-vjeçari nga Gostivari
Erden Atiq
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq: Mos dhashtë zoti me u kthy opozita në pushtet, do bëhet keq për Mitrovicën (Video)
Komuna-e-Tetoves-780x387
Komuna e Tetovës me njoftim të rëndësishëm për taksistët dhe kompanitë e taksive
VLEN-1-780x439
VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së
Kasami-Mickovski
LSDM: Mickoski ta thërrasë Kasamin, që ta tërheqë vendimin për riemërim të rrugëve në Tetovë