Maqedoni

Rruga Rashçe-Saraj është shndërruar në deponi

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2025, 02:02

“Hapësirat gjelbëruese që shihni mbrapa meje tashmë janë shndërruar në deponi të egra. Gjendemi për momentin në rrugën që shpie drejt fshatit Rashçe të Komunës së Sarajit ku sipas komunës është edhe një ndër pikat më kritike ku vazhdimisht krijohen deponi të egra, pavarësisht që të njëjtat pastrohen nga ana e ndërmarrjes komunale”, raporton Melihate Rustemi, gazetare.

Deponi të egra vazhdimisht krijohen edhe nëpër rrugët e disa vendbanimeve tjera të Komunës së Sarajit ku persona të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina nga më të ndryshmet ose çdo gjë që është e tepërt në shtëpitë e tyre. Përveç që ndotin ambientin, mbeturinat e hedhura vend e pa vend paraqesin rrezik edhe për përhapje të infeksioneve të ndryshme. Ilas Veseli, ushtrues detyre, kryetar I Komunës së Sarajit tha se pavarësisht zhdukjes së këtyre deponive të njejtat krijohen brenda natës nga persona të caktuar.

“Ka disa persona të cilët bëjnë shërbime, bartje të mbetjeve të prishjeve të mureve të ndryshme, mbetje ndërtimi dhe të njëjtat nga komunat tjera sillen në territorin e komunës tonë. Ne, si komunë dhe inspektorë të që kemi në kuadër të komunës nuk mundemi 24 orë t’i mbulojmë të gjitha vendbanimet, sado që të jemi të ekipuar nuk mund t’i mbulojmë të gjitha vendbanimet. Do të nevojitet një bashkëpunim më i thellë dhe më korrekt me banorët e vendbanimeve të caktuara”, deklaroi Ilas Veseli, u.d kryetar I Komunës së Sarajit.

Derisa qëndruam në qendër të Sarajit takuam edhe shumë banorë të fshatrave të kësaj komune të cilët u shprehën pjesërisht të kënaqur me mirmbajtjen e pastërtisë nëpër fshatra. Disa u ankuan se pagesa për shërbimet komunale është e papërballueshme ndërsa shumë të tjerë u ankuan për mungesë të kontejnerëve dhe shporta mbeturinash.

“Është shtrenjtë për banorët të blejnë shportë mbeturinash. Ndoshta unë mund t’ia lejoj vetes por ka banorë që vuajnë për bukë”, tha një banor i fshatit Lubin.

“ Asnjiherë nuk kemi qenë të kënaqur dhe nuk do të jemi. Parat na I marrin. Vijnë I zbrazin kontejnerët në kamion, derdhen mbeturinat në tokë dhe ashtu I lënë, ku shkruan ashtu”, u shpreh një banor I fshatit Çajlanë.

“Nuk flasim për çmimin, flasim për shërbimin që të jetë si duhet. Për atë shërbim që e paguajmë duhet të ketë mbikëqyrje, të jetë funksionalsi duhet”, theksoi një banor I fshatit Llaskarcë

Banorët e Sarajit për shërbimet komunale duhet të ndajnë 315 denarë në muaj. Sipas të dhënave nga Komuna, gjatë vitit 2023 shërbimet komunale I kanë shlyer mbi 50 % e banorëve. Ndërkohë, gjatë vitit 2024 kjo pagesë duket se ka shënuar rritje. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit të vitit që lëmë pas pagesa për shërbimet komunale ka arritur në 50 %. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3439
Bujamin Rushiti zgjidhet kryetar i Lëvizjes Besa në komunën e Bërvenicës
IMG_3098
Kapen mbi 300 mijë euro të falsifikuara në Maqedoni
IMG_3416
Dogji Kuranin në qendër të qytetit, arrestohet 47-vjeçari në Mançester
IMG_3413
Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët
IMG_3412
Nga muaji mars do të rriten pagat e arsimtarëve
IMG_3410
Aksion i MPB-së, Interpolit dhe Europolit, kërkohet grup kriminal që falsifikonte euro dhe dollarë