Maqedoni

Qytetarët e RMV-së sot përsëri do të bojkotojnë marketet, pritet të shpallen masat e Qeverisë

February 7, 2025, 11:02

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë përsëri marketet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, shkruan Portalb.mk.

Derisa qytetarët bojkotojnë, Qeveria është në pritje të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT) që do t’i referohet kontrolleve të bëra te distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët dhe sot ose të hënën do të informojë për masat që do të ndërmerren në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dje tha se e drejta e qytetarëve për të bojkotuar marketet është legjitime.

“Ne jemi të gatshëm dhe do të marrim të gjitha masat që kemi për të parandaluar këto situata të sikletshme”, tha Durmishi.

Nga ana tjetër Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka thënë se vetëm Qeveria mund të ndikojë tek tregtarët dhe pronarët e tregut për uljen e çmimeve dhe zgjidhjen e problemit në afat të gjatë.

Kujtojmë se edhe të premten e kaluar (31 janar) qytetarët e RMV-së bojkotuan marketet për shkak të çmimeve të larta.

Pas bojkotit të qytetarëve, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) doli me analizë të qarkullimit në marketet e mëdhenj zinxhiror. Ajo tregoi se dje, ditën kur qytetarët bojkotuan marketet, shitjet thuajse u përgjysmuan.

Bojkoti ka marrë mbështetje të madhe në opinion, përveç opozitës edhe partitë e pushtetit dhe institucionet kanë dalë në përkrahje të bojkotit.

Institucionet kompetente nga ana tjetër kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objektet tregtare.

Kujtojmë se nga dhjetori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale shënoi rritje prej 391 denarë. Vlera e saj për muajin janar ishte 63.252 denarë.

Për ushqime dhe pije në shportën minimale sindikale për janar është 23.198 denarë, ndërsa në janar 2024 ka qenë 21.007 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur të ditur se inflacioni në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.4 përqind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023 dhe se kërcimi më i madh ishte tek ushqimet.

Bojkoti në Maqedoninë e Veriut erdhi si rezultat i thirrjeve për bojkot në Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi dhe Slloveni.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8628
Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund
arm-ushtar
Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë
IMG_8621
Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç
BDI-VLEN1
VLEN: BDI të vret natën, e të qan ditën!
Dodik
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimim e presidentit Millorad Dodik
fatmir Limani-Ali Ahmeti
Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane: “Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin”