Maqedoni

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit nga politika

February 12, 2025, 04:02

Pas kryetarit të ASH-së dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar largimin e liderit të BDI-së nga skena politike.

Sipas Kasamit garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja.

“Në Maqedoni duhet të ketë rifresik të skenës politike, dhe në këtë drejtim mendoj se garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja. Besoj se tash z. Ahmeti e ka këtë mundësi që në opozitë të reflektojë, të reflektojë partinë dhe ata të përgatiten për sfidat e tyre”, deklaroi Bilall Kasami, krytear i Lëvizjes BESA dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN nga një ngjarje ku mori pjesë në Gostivar.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme përmes një statusi në Facebook, Taravari kërkoi poashtu dorëheqjen e kreut të integrisëve Ahmeti nga jeta politike, për shkak, siç thotë, të abuzimeve me pushtetin dhe pasurimin e familjes së tij. Rendit këto argumente, që sipas Taravarit, e bëjnë urgjente dorëheqjen:

Abuzim me pushtetin duke ndikuar në pasurimin e pandershëm të vetes dhe familjarëve të tij;
Mbajtja peng e popullit për dekada me formulën “me ne-punësohesh, kundra nesh-shkatërrohesh” ose mërgohesh;
Udhëheqës i një grupi politik që aktualisht është i akuzuar për krime të rënda korruptive;
Bashkëpunëtor i ngushtë me disa individë të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar;
Dëmtim dramatik i jetës së njerëzve dhe sidomos Shqiptarëve. Flaka

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
arm-ushtar
Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë
IMG_8621
Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç
BDI-VLEN1
VLEN: BDI të vret natën, e të qan ditën!
Dodik
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimim e presidentit Millorad Dodik
fatmir Limani-Ali Ahmeti
Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane: “Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin”
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij