Bota

Filipçe: Në vend të reformave, sistemi gjyqësor po partizohet

February 13, 2025, 02:02

Opozita është kundër nismës së qeverisë për shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski. LSDM konsideron se kjo është një përpjekje për partizanizimin e gjyqësorit, në vend të reformave reale në sistemin e drejtësisë.

“Unë besoj se njoftimet e qeverisë për të ndërhyrë në fushën e ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, një nismë për zëvendësimin e prokurorit publik, nuk janë absolutisht reformë, por tentativë për partizim të sistemit. Ka strategji të qartë në planin e rritjes, të cilën qeveria jonë e LSDM-së po e përgatiste, kjo qeveri e VMRO-DPMNE-së kryeministrin e nënshkroi në Bruksel, që përcakton qartë udhërrëfyesin që duhet ndjekur në agjendën evropiane”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kërkojë shkarkimin e Kocevskit, me arsyetimin se po mbron krimet e pushtetit të kaluar.

“Lupço Kocevski si kryeprokuror ka heshtur ndërsa LSD ka vjedhur institucionet. Tani që Kocevskit iu dha liria për të vepruar dhe përkrahja e plotë nga institucionet, ai u përpoq në çdo mënyrë që ta zvarrisë procedurën. Maqedonia meriton prokuror që do të punojë në interes të qytetarëve të saj. Kryeprokurori duhet të jetë njeri me integritet, jo i dëgjueshëm”, u shpreh Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria kërkon shkarkimin e Kocevskit për shkak se sipas saj në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar shef në krye të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, ndërsa procedura disiplinore ndaj ish-kryetarit, Mustafa Hajrullahi është ende në vazhdim e sipër. Kocevski përmes një publikimi me shkrim është përgjigjur se ka vepruar ligjërisht dhe se kështu ka qenë edhe në këtë rast. Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë do t’i përcillet Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe më pas do të jetë për votim para deputetëve. Kocevski në krye të Prokurorisë erdhi një vit më parë, pas pensionimit të paraardhësit të tij, Lubomir Jovevski. Ai ka edhe pesë vite mandat në këtë detyrë. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8628
Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund
arm-ushtar
Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë
IMG_8621
Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç
BDI-VLEN1
VLEN: BDI të vret natën, e të qan ditën!
Dodik
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimim e presidentit Millorad Dodik
fatmir Limani-Ali Ahmeti
Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane: “Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin”